
Në kuadër të projektit “Youth Bank Hub”, i cili implementohet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, Qendra Youth Act është e angazhuar në zbatimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Partners Albania for Change and Development.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të organizatave rinore, iniciativave advokuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese për të rinjtë.
Me nxënësit e 5 gjimnazeve të Tiranës, nën spektrin e temës “Aktivizëm dhe Vullnetarizëm” u zhvilluan aktivitetet me tema “Mbjellja e Pemëve” dhe “Mbajtja pastër e mjedisit “. Këto aktivitete kanë si qëllim aktivizimin e të rinjve në punë vullnetare.
Gjithashtu, nxënësit pjesëmarrës në projekt u pajisën me Kartën Rinore Evropiane dhe do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ofertat që kjo kartë ofron në Shqipëri dhe në 36 vende të Europës.
