
Diten e Hënë, më 7 Tetor 2019, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Gramoz RUÇI realizoi një takim e bisedë pune me rektorët e universiteteve dhe shkollave të larta të vendit lidhur me ecuritë e marrëveshjeve të bashkëpunimit institucionale të nënëshkruara midis Kyvendit dhe këtyre institucioneve dhe për ideimin dhe angazhimin e shtimit e fuqizimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me rëndësi.
“Universiteti Barleti” u përfaqësua në këtë takim nga Rektori i tij Prof. Marenglen SPIRO.
Kryetari i Kuvendit bëri një bilanc të arritjeve të shënuara për zbatimin e marëveshjeve të sipërcituara, shtroi çështjen e nevojës për zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe ftoi rektorët për diskutime, sugjerime, angazhime e propozime.
Rektori Marenglen SPIRO në fjalën e tij vlerësoi marrëveshjen dhe elementët e realizimit të saj të zbatuar gjatë vitit akademik të kaluar. Ai falënderoi Kuvendin dhe komisionet e tij për vjeljen rregullisht të mendimit akademik për çështje e problematika të diskutuara në kuadrin e përgatitje së ligjeve dhe vlerësimin pozitiv që Kuvendi, nëpërmjet Kryetarit, i bëri këtij procesi; më tej Rektori Spiro shprehu vlerësimin e shumë të mirë që kanë shrehur studentët dhe personeli përkatës akademik i institucionit lidhur me praktikat e studentëve të organizuara pranë sektorëve të ndryshëm të Kuvëndit të Shqipërisë. Së fundi, ai u angazhua për paraqitjen, pranë grupeve të punës së Kuvendit, të prozimeve, për vitin e ri akademik, të projekteve të ndryshme në zbatim të dijeve universitare dhe eksperiencave të deputetëve e specialistëve të Kuvendit, në komunitet.
