
Më datë 23 maj 2019, në kampusin 2 të "Universiteti Barleti" u zhvillua aktiviteti me temë: “Ndryshimet në Matura Shtetërore 2019 të lidhura me sistemin e vlerësimit dhe të pranimeve në universitete”
Morën pjesë studentë e pedagogë të programeve master profesional, master shkencor në Edukim fizik dhe sporte dhe master profesional në mësimdhënia e të nxënët.
Në materialin e paraqitur në prezantim, Dr.Alfons Harizaj bëri paraqitjen e formatit që do të ketë matura shtetëtërore 2019. Në prezantim dhe gjatë diskutimeve u theksuan ndryshimet që do të jenë efektive këtë maturë të lidhura me lëndët e provimit, instrumentat e hartimit të testeve dhe instrumentat e vlerësimit të tyre. Më tej u paraqitën edhe ndryshimet në kriteret e pranimit në universitete mbi rezultatet shkollore dhe të maturës.
Provimet e maturës fillojnë së shpejti dhe numri i maturantëve sivjet është afro 35 000.
