
Në datë 6 Mars me rastin e 8 Mars në UB u organizua një forum tematik mbi dhunën në marrëdhëniet intime dhe u prezantuan gjetjet e studimit “Dhuna në marrëdhëniet intime gjatë adoleshencës”. Pjesëmarrës në forum ishte Drejtorja e bashkëpunimit për zhvillim pranë ambasadës Suedeze Znj Petra Burcher, Rektori i UB Prof. Dr. Marenglen Spiro, përfaqëses nga AëEN dhe student e pedagogë të Universitetit Barleti. Aktiviteti u moderua nga pedagogu i UB Dr. Erion Kristo. Studimi “Dhuna në marrëdhëniet intime gjatë adoleshencës” është ndër të parët në vend që trajton çështjen e dhunës në marrëdhënie intime në periudhën e adoleshencës. Të dhënat treguan se 22% të të rinjve pjesëmarrës në studim që kishin qenë ndonjëherë në marrëdhënie intime kishin qenë viktimë e dhunës. Të dhënat gjithashtu treguan se kishte një lidhje të qartë mes ekspozimit ndaj formave të ndryshme të dhunës në mjediset private dhe publike ku jetojnë të rinjtë dhe përjetimit të dhunës si viktimë apo edhe dhunues. Gjetjet e studimit u prezantuan nga një prej atuoreve Dr. Migena Kapllanaj, pedagoge pranë departamentit të shkencave sociale dhe edukimit në UB. Studimi u financua nga Rrjeti kombëtar i fuqizimit të grave dhe vajzave në Shqipëri (AëEN). Studimi i plotë mund të gjendet në faqen zyrtare të AëEN.
