"Universiteti Barleti", nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, i cili është universiteti i parë i hapur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, që ofron studime në gjuhën shqipe, angleze dhe maqedonase.
Rektorët, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe Prof. Dr. Aziz Pollozhani, ranë dakord qe institucionet arsimit të lartë që ata drejtojnë të bashkëpunojnë në fushat e mëposhtme:
• Shkëmbim i personelit akademik, atij kërkimor, të administratës dhe studentëve;
• Organizim i konferencave ndërkombëtare, takimeve akademike, simpoziumeve, seminareve e kurseve për temat e parashikuara nga marrëveshja;
• Realizimi i përbashkët i botimeve përkatëse për interesat e përbashkëta të të dy palëve nënshkruese;
• Shkëmbim përvoje në fushat e administrimit universitar;
• Përpunim projektesh të përbashkëta kërkimore për nxitjen e zhvillimit të kërkimit shkencor në njësitë bazë të institucioneve nënëshkruese;
• Bashkërendim inisiativash zbatuese të dijeve shkencore të kultivuara në institucionet përkatëse pë zbatimin dhe konkretizimin e dijeve të prodhuara prej tyre në komunitetet lokale, me administratën publike dhe në interes të zhvillimit të bizneseve, SME-ve dhe pë një Ekonomi Kreative në të dy vendet tona; etj