Në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e Njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga World Vision dhe SEEYN, Instituti Shqiptar për Çështjet Publike u përzgjodh për zbatimin e projektit “Youth Mobile Academy - Edukimi i të rinjve si agjentë ndryshimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”. Ky projektka për qëllim të mbështesë përfshirjen aktive të stakeholders të rinj - të rinjtë nga OJQ-të e përfshira në çështjet e të drejtave të njeriut, studentë universitetit, punonjësit e rinj të administratës, mësuesit e shkollave, nxënësit - në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në të gjithë vendin dhe të forcojë dialogun dhe avokimin mbi të drejtat e njeriut në komunitetet lokale si një faktor i rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve dhe të ardhmes së qyteteve në fusha të ndryshme të jetës së përditshme nëpërmjet promovimit të respektit reciprok, tolerancës dhe mirëkuptimit.