
Univeristeti Barleti çel programin e rikualifikimit “Udhërrëfyesi Turistik”. Gjatë ditës së pare, pjesëmarrësit paten mundësinë të ndiqnin leksionet e profesorëve të nderuar Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Prof.Dr. Neritan Ceka dhe Prof. Dr. Dhimiter Doka, profesionalizmi dhe eksperieca e të cilëve ndikoi në zhvillimin sa më cilësor të këtij trajnimi.
Duke i uruar sukses guidave të para pjesëmarrëse në këtë trajnim, njoftojmë se në javët në vijim trajnimi do të vazhdojë edhe për grupet e tjera të Udhërrëfyesëve Turistik, të cilët dëshirojnë të pajisen me Çertifikatën përkatëse.
Për më shumë informacion, na kontaktoni!
