
Në datë 11.12.2018 në Shkodër u zhvillua trajnimi me mësuesit e shkollave jopublike "Maria" dhe "Përparimi". Në këtë trajnim morën pjesë 40 mësues, të cilët u ndanë në dy grupe për të realizuar punë individuale dhe në ekipe detyra praktike.
Moduli i zgjedhur nga mësuesit ishte "Plani i orës mësimore, formatet për organizimin e saj dhe detyrat e shtëpisë"
Mësuesit u interesuan për elemente të kurrikulës me qasje kompetencash dhe vijimësinë e saj nga cikli fillor në ciklin e mesëm të lartë.
Trajnerja Diana Luli shpjegoi kompetencat e kurrikulës dhe përmbushjen e tyre nga ana e nxënësve. Elemente me interes në trajtimin e kurrikulës që u konsideruan nga pjesëmarrësit ishin vlerësimi i nxënësve, portofoli i mësuesit, vlerësimi i vazhdueshëm dhe përfundimtar, plotesimi i regjistrit, etj, për të cilat u diskutua në mënyrë të frytshme.
