
Në kuadër të vizionit të ri, Universiteti Aplikativ Barleti (UAB), synon të bëhet një institucion inovativ dhe lider, aplikativ dhe praktik, ndërveprues dhe komunitar, i orientuar nga tregu i punës. Kjo ishte tema e tryezës së debatit zhvilluar në qytetin e Laçit në bashkëpunim me Organizatën Word Vision, Zyrën Arsimore Laç, Bashkine, Zyrën e Punës dhe drejtues e senatorë të maturave të shkollave të mesme publike dhe private në funksion të këshillimit të karrierës duke e konsideruar këtë proces si gjithëvjetor ashtu siç parashikohet në aktet normative të MAS. Faleminderit organizatorëve, prezantuesve dhe të gjithë pjesëmarrësve për kontributin e tyre me vlerë.
