KRITERET E APLIKIMIT PëR TRANSFERIM
Transferimi në programet e ciklit të parë Bachelor dhe të dytë Master kryhet në programe të njëjta apo të ngjashme studimi, nga IAL që i kanë programet përkatëse të licencuara dhe akredituara, në të njëjtin cikël.
Aplikanti për transferim studimesh nuk duhet të jetë duke ndjekur në të njëjtën kohë një program tjetër studimi.
DOKUMENTA MBëSHTETëS PëR TRANSFERIM
Dokumentacioni mbështetës për transferim në programet Bachelor
Për aplikim për transferim në ciklin e parë Bachelor dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, aplikanti dorëzon këto dokumenta:
1. Fotokopje Kartë Identiteti/pasaportë;
2. Plani mësimor i programit të studimit përfshirë edhe programet e lëndëve që aplikanti ka marrë me rezultat kalues;
3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve;
4. Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore + Çertifikatën e Notave; kandidati që ka mbaruar arsimin e mesëm në vend përpara vitit 2011, dorëzon fotokopjen e noterizuar të dëftesës së pjekurisë, në mungesë një dublikatë e vërtetuar nga DAR/ZA;
5. Dy foto dokumenti;
6. Mandatë pagesa për tarifën e aplikimit të kryer në UB.
Dokumentacioni mbështetës për transferim në programet Master
Për aplikim për transferim në ciklin e dytë Master, aplikanti dorëzon këto dokumenta:
1. Fotokopje Kartë Identiteti/pasaportë;
2. Fotokopje e noterizuar diplomës së ciklit të parë e noterizuar / fotokopje e diplomës së ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit dhe dokumenti zyrtar i njohjes së diplomës në RSH;
3. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave, e konfirmuar nga DAR/ZA; kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë fotokopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë, konfirmuar nga DAR/ZA, në mungesë një dublikatë e vërtetuar nga DAR/ZA;
4. Plani mësimor i programit të studimit i ciklit të dytë përfshirë dhe programet e moduleve që aplikanti ka marrë me rezultat kalues;
5. Vërtetim i listës së notave dhe krediteve për ciklin e dytë;
6. Jetëshkrim CV;
7. Dy foto personale.
SI Të TRANSFEROHENI
Hapi i parë → Aplikanti dorëzon pranë Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit dokumentacionin për transferim, të sipërcituar.
Hapi i dytë → Komisioni ad hoc vlerëson dosjen e aplikantit dhe kryen procesin e ekuivalentimit të krediteve.
Hapi i tretë → Aplikanti njihet me ekuivalentimin dhe njohjen e krediteve nga ana e Komisionit.
Hapi i katërt → Aplikanti pasi ka pranuar ekuivalentimin e krediteve, kryen çregjistrimin nga IAL ku kryente studimet.
Hapi i pestë → Aplikanti dorëzon Vërtetimin original të çregjistrimit pranë Sekretarinë Mësimore Bachelor/Master.
AFATET E TRANSFERIMIT
Pranimet për regjistrim si transferim dhe në një program të dytë studimi zhvillohen në fillim të çdo viti akademik. Mbështetur në VKM Nr. 41, dt. 24.01.2018, transferimet pranohen jo më vonë se fundi i javës së pestë të semestrit të parë.
Afatet e zhvillimit të proceseve përcaktohen me udhëzim nga MASR.
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni me Zyrën e Pranimit dhe Regjistrimit:
069 20 62 066 / 069 20 41 222
[email protected] / [email protected]