Në mjediset e “Universiteti Barleti” profesorë e studentë u solidarizuan për të dhuruar gjak, si edhe kontribuan në fushatën e ndërgjegjësimin për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut në vend. Dhurimi i gjakut, si një akt vullnetar, nuk tregon thjesht dëshirën për të ndihmuar ata persona që kanë nevojë për të. Do të thotë të mendosh përtej vetes , familjes dhe miqve të tu!