
“Universiteti Barleti” partner i Creative Business Cup në Shqipëri, zhvilloi raundin e parë të konkursit të tij në qytetin e Korçës.
Falënderojmë studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Fan S. Noli” për pjesëmarrjen me ide të larmishme biznesi dhe gjithashtu urojmë studenten e vitit të dytë Anxhela Shaholli për vlerësimin e Çmimit të Parë. Anxhela do të prezantojë biznesin e saj familjar në konkursin e madh Creative Business Cup Albania që do të zhvillohet në Tiranë, në muajin tetor.
Creative Business Cup shkon në Shkodër më datë 8 Qershor, për të përzgjedhur edhe fituesin e këtij qyteti.
