Universiteti "Barleti" ka nisur një cikël seminaresh në shkolla të mesme të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.
Tema e seminareve është rreth organizatave më të mëdha ndërkombëtare si Bashkimi Europian, OKB-ja, NATO, si dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.
Për nxënësit e shkollave të mesme kjo është një eksperiencë e veçantë sepse jep mundësi jo vetëm për qartësimin e njohurive por njëkohësisht krijon edhe një atmosferë të përshtatshme ku ata mund të diskutojnë së bashku duke shprehur opinionet e tyre për çështje aktuale që ndikojnë vendin tonë, që sfidojnë institucione të ndryshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtare dhe që sfidojnë mbarë njerëzimin.
Një avantazh më tepër është edhe ndihmesa që japin këto seminare në kristalizimin e ideve lidhur me zgjedhjet e maturantëve për studimet universitare.
Seminari i parë u zhvillua në shkollën e mesme të përgjithshme "Halim Xhelo" në Vlorë. Ishte shumë mbresëlënëse pjesëmarrja në diskutime dhe analizat e nxënësve, sidomos maturantëve, si dhe niveli i lartë i përgatitjes së tyre.
Interesi i madh që zgjoi ky seminar na nxiti të vijojmë me seminare të tjera për tNULLju përgjigjur kështu edhe kërkesave të shumta të marra nga shkolla të mesme publike dhe jopublike të vendit.