Më datë 1 Korrik 2016, ora 10:00 në kuadër të projektit Innovation HUB, u zhvillua nga Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti trajnimi me temë ‘’Rrjetëzim dhe Sipërmarrje”.
Trajnimi u zhvillua nga Lektoret:
Z. Arben Shkodra - Zv/Kryetar - Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë.
Znj. Esmeralda Hasani - Drejtor Ekzekutiv IKZHB
Znj. Ada Ilia - Drejtor Projekt Innovation HUB
Z. Jorgest Kovaci - Drejtor Ekzekutiv Instituti Adriapol
Qëllimi i takimit
Qëllimi i aktivitetit ishte të ndihmojë audiencën të kuptojë procesin, sfidat, rreziqet dhe përfitimet e fillimit të një aktiviteti të ri sipërmarrës si dhe të mundësojë krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese midis sipërmarrjeve te reja dhe kompanive ekzistuese.
Objektivat
Hyrje ne zhvillimin e sipërmarrjeve te reja
Kuptimi i rrezikut dhe përfitimeve
Arsyet që motivojnë investitorët të investojnë në sipërmarrjet start-up:
Pritshmërite e investitorëve nga të rinjtë inovatorë.
Rezultatet
Tematika e trajtuar ishte shume relevante per te rinjte sipërmarrës e cila sherbeu si network, mbështetje për të zhvilluar kontaktet dhe burimet e tyre. Dhoma e Tregtise zotohet se do të ndërmarrë me shume inisiativa për te nxitur dhe mbështetur sipërmarrjen kryesisht te të rinjtë, nëpërmjet trajnimeve dhe nismave te ndryshme si psh : organizata per këshillim dhe nxitje të sipërmarrjes, trajnime profesionale, Organizata Bashkimi i Prodhuesve Shqipëtar për të rritur punësimin.