Në kuadër të projektit Innovation HUB - financuar nga Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar - Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti zhvilloi më datë 6 Korrik 2016, ora 10:00 trajnimi me temë ''Young Entrepreneurs Club- Klubi i Sipërmarrësve te Rinj”.
Trajnimi u zhvillua nga Z. Fabian Kuka- Pomodoro.al dhe Z. Enis Hasimi - Koordinator Innovation HUB, pranë Godinës së Inovacionit.
Qëllimi i takimit
Qëllimi i aktivitetit ishte të krijohej klubi i sipërmarrërve të rinjë për të shërbyer si formë inspirimi dhe trajnimi për të gjithë te rinjtë të apasionuar drejt sipërmarrjes dhe që kanë ide inovatore për ti kthyer ne ide biznesi. Ky klub perfaqëson një klub biznesi i krijuar nga të rinjtë me dëshirën për të mësuar dhe mentoruar te tjerët, ku idetë mund te jenë lehtësisht të sfidueshme dhe ku njohuritë e përftuara nga burime të ndryshme do të përdoren në shërbim të gjithë anëtarëve dhe komunitetit. Ky klub do të shërbejë si pikë takimi, ku anëtarët mund të shkëmbejnë ide, opinione dhe mendime për cështje te interesit të përbashkët.
Objektivat
• Përcaktimi i aktiviteteve qe do të ndërmerren
• Përcaktimi i mënyres së implementimit të aksioneve
• Përcaktimi i formave të promovimit dhe komunikimit
• Aderimi në rrjete të ngjashme rajonale dhe më gjerë
• Kalendari i eventeve
• Emërimi i presidentit te klubit dhe menaxherit te komunitetit
Rezultatet
Tematika e trajtuar ishte shume relevante per te rinjtë sipërmarrës e cila shërbeu si network, mbështetje për të zhvilluar kontaktet dhe burimet e tyre. U propozua kalendari i eventeve, aktivitetet, nismat dhe iniciativat që do të ndërmerren në mbështetje të klubit ,u përcaktua logo e klubit, u përcaktua statuti i klubit që do të ketë ndër të tjera një president dhe një menaxher komuniteti.