Në kuadër të projektit Innovation HUB - financuar nga Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar, ku Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike është partneri kryesor - u zhvillua nga Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, më datë 13 Korrik 2016, ora 10:00 trajnimi me temë "“Skenarë: Wikinomics, Collaboration, Sharing economy”.
Trajnimi u zhvillua nga Z. Antonio Santangelo - Ekspert i transferimit të Inovacionit dhe Teknologjisë, Archidata S.R.L prane Godinës së Inovacionit.
Qëllimi I takimit
Objektivi i përgjithshëm i këtij trajnimi është që të intensifikojnë bashkëpunimin midis Cluster-ave dhe rrjetit të biznesit si dhe të mbështesë krijimin e Partneritetit Strategjik të Cluster-ave, veçanërisht në mbështetje të zhvillimit të Sipërmarrjes dhe Inovacionit.
Cluster-at rajonale do të bëjnë sëbashku organizatat më me përvojë dhe individët në rajon me qëllim për të ndihmuar sipërmarrësit, praktikuesit e rinj dhe NVM-të për të adresuar sfidat dhe mundësitë, duke përmirësuar lidhjet e tyre me zinxhirët e vlerave evropiane dhe për të përmirësuar qasjen e tyre ndaj teknologjisë së informacionit, financës dhe aftësisë personale.
Objektivat
• Përkufizimi i Sharing Economy
• Mundësitë e bashkëpunimi dhe modelet
• IOT
• Zhvillimi Territorial
• Përfitimet nga bashkëpunimi në masë
• Platformat për pjesëmarrje
• Si Bashkëpunimi ne masë ndryshon gjithçka
• Peer pioneers