Instituti Shqiptar për Çështjet Publike i ftuar nga Qendra e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme prezantoi gjetjet e studimit, të hartuar nga punonjësit e këtij instituti, Dr.Dorian Jano, Dr. Ervis Martani, Lavdie Ruci dhe Valbona Sinanaj, me titull: “Hartëzimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë”, në takimin e organizuar në kuadrin e 25 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri Izrael me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, studentë dhe punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në këtë takim ishte i pranishëm SH.T. Z. Boaz Rodkin, Ambasador i Izraelit në Shqipëri, që foli fillimisht për temën “Shqipëri - Izrael: 25 vjet miqësi”.
Pjesëmarrësit pyetën dhe diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, mbi politikën e jashtme dhe forcimin e shkëmbimeve tregtare.