Në kuadër të projektit: Qendra e Inovacionit - Innovation HUB, projekt i financuar nga Programi Italo-Shqiptar I Konvertimit te Borxhit për Zhvillim (IADSA),fituar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike , me partner Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti(BIRD) dhe Partners Albania, zhvillohet prane Universitetit Barleti aktiviteti: Prezantimi ne Komunitet i ''Business Innovation Fellows''
Qëndra e Inovacionit do te shërbejë si katalizator për të gjithë startup-et ku teknologjitë e të cilave burojnë nga njerëz inovativ në Shqiperi.
Kjo Qendër do të ofrojë hapësira open-space për të rinjtë, me qëllim krijimin e mjediseve inovative, nxitjen e ideve të biznesit në fushën TIK, duke u siguruar veçanërisht të rinjve trajnim, financim dhe ndjekje të aktivitetit sipërmarrës.
Kjo hapësirë do të akomodojë start-up-e të ndryshme në fushën e TIK dhe synon të kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme komunitare në fushën e inovacionit.
Ju mirëpresim ditën e premte, më datë 13 Maj 2016, ora 10.30, Salla A24, Kampusi 1.
