Ditën e djeshme në ambjentet e "Universiteti Barleti" për herë të parë në një auditorium akademik në Shqipëri u eksperimentua vendosja në skenë e një pjese teatrale.
Siparin e celi monodrama Per{forma}nca e Odise Kote. Me një mjeshtëri të pashembullt aktori Marsias Lila i fali auditorit për më shumë se një orë shpirtin e tij me anë të interpretimit shumë të ndjerë.
Tema themelore e kësaj monodrame ishte përditshmëria e çdo qyetari të vendit tonë me dramat dhe arritjet sociale që nga papunësia, martesa, banimi, shkollimi etj.
Përveçse një pjesë filozofike kjo monodramë ja arriti qëllimit të saj duke i bërë studentët të reflektojnë mbi atë çka kanë dhe të meditojnë rreth të ardhmes.
Ekseprienca të tjera do të vijojnë dhe në javën e dyte.
