Mysafir i djeshëm në ambjentet e kampusit 2 të UB-së ishte ekipi i cili për të tretin vit rresht u shpall kampion i Shqipërisë në volejboll për femra...Barleti Volley.
Arsyeja e kësaj vizite ishte falenderimi që vajzat e ekipit dhe trajneri i tyre kishin për studentët e degës së sporteve të cilët mbështetën fuqimisht ekipin gjatë periudhës së kampionatit por sidomos gjatë ndeshjeve të play off-it.
Në fund të këtij takimi nuk mund të mungonte një ndeshje volejbolli e kampioneve me ekipin e studentëve të degës së sporteve.
Nuk kishte si ndodhte ndryshe por edhe këtë herë Enki, Era, Sara, Sava, Kejsi, Dorotea dhe Fagu triumfuan edhe ndaj ekipit të djemve.
Ky takim mbresëlënës u mbyll me një bisedë me pedagogët e sporteve ku në fund doktor Lluka i dhuroi disa prej protagonisteve librin e tij "Visaret e sportit shqipëtar" ku në një të ardhme jo të largët padyshim ndonjëra prej vajzave mund të jetë visar në sportin e volejbollit.
