Universiteti Barleti ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e thirrjes për aplikime për Mobilitet Studentor për Studime (SMS) në Universitetin e Cádiz (UCA), Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+ KA171 – International Credit Mobility, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027.
Fushat e Studimit
- Administrim Biznesi dhe Menaxhim
- Kriminologji dhe Siguri
- Drejtësi
Studentët e Pranueshëm
- Studentë të ciklit Bachelor
- Studentë të ciklit Master
- Studentë të ciklit të tretë (Doktoraturë)
Detajet e Mobilitetit
- Universiteti pritës: Universiteti i Cádiz (UCA), Spanjë
- Numri i bursave: 5 bursa të plota Erasmus+
- Periudha e mobilitetit: Semestri i dytë i vitit akademik 2026–2027
- Kohëzgjatja: 5 muaj
- Programi: Erasmus+ KA171 – International Credit Mobility
Kërkesat Gjuhësore
- Niveli minimal B1 i gjuhës së huaj
- Për studentët e ciklit Master dhe Doktoraturë që do të zhvillojnë aktivitete kërkimore, kërkohet një letër ftese nga një pedagog mbikëqyrës i Universitetit të
Cádiz.
Dokumentet e Nevojshme për Aplikim
Studentët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për procesin e përzgjedhjes së brendshme:
- Kopje të pasaportës ose kartës së identitetit
- Curriculum Vitae (CV), preferohet formati Europass
- Transkript zyrtar i notave
- Vërtetim regjistrimi në Universitetin Barleti
- Certifikatë e njohjes së gjuhës së huaj, nëse disponohet
- Letër motivimi
Studentëve të ciklit Master dhe Doktoraturë që aplikojnë për mobilitet kërkimor mund tu kërkohet gjithashtu të paraqesin një propozim kërkimor dhe të sigurojnë një letër ftese nga një pedagog mbikëqyrës i Universitetit të Cádiz.
Afati i Aplikimit: 23 Tetor 2026
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e aplikimit në adresën: [email protected]
