Universiteti Barleti hap thirrjen për aplikime për Mobilitet Studentor Erasmus+ për Studime (SMS) në Universitetin e Valladolidit (UVa), Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027.
Niveli i studimit:
• Studentë Bachelor
• Studentë Master
Fushat e studimit:
• Biznes dhe Menaxhim – Programi Ndërkombëtar Semestral në Tregti
• Drejtësi – Semestri Ndërkombëtar në të Drejtën Evropiane, Ndërkombëtare dhe të Krahasuar
• Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni – Program Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike
Periudha e mobilitetit: 1 shkurt – 30 korrik 2027
Kohëzgjatja: 5 muaj
Afati i aplikimit: 27 tetor 2026, ora 23:59 CET
Kërkesa gjuhësore:
• Minimumi niveli B2 (CEFR) në gjuhën e mësimdhënies të përcaktuar për programin akademik të përzgjedhur.
Aplikimi:
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre drejtpërdrejt përmes platformës zyrtare të Universitetit të Valladolidit: https://uvamobplus2.uva.es/publico/apply
Për më shumë informacion dhe mbështetje, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Barleti në adresën [email protected].
