Një moment i rëndësishëm përmbyllës i rrugëtimit akademik dhe krijues për studentët e programit Dizajn Interieri dhe Produkti në Universitetin Barleti, të cilët prezantuan projektet e tyre të diplomës, rezultat i njohurive, kërkimit dhe punës së zhvilluar gjatë viteve të studimit.
Projektet sollën qasje bashkëkohore në dizajnin e interierit, adaptimin dhe transformimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme, si dhe në dizajnin e produktit, duke ndërthurur kreativitetin me funksionalitetin dhe kontekstin në të cilin zhvillohet çdo ndërhyrje.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua godinave dhe hapësirave me rëndësi për identitetin kulturor dhe kujtesën e vendit. Përmes projekteve të tyre, studentët eksploruan mënyra të reja për t’i përshtatur dhe riaktivizuar këto hapësira në përputhje me nevojat bashkëkohore, duke ruajtur njëkohësisht karakterin, historinë dhe vlerat e tyre.
Prezantimi i projekteve të diplomës shënon jo vetëm përfundimin e një etape të rëndësishme akademike, por edhe fillimin e një rrugëtimi të ri profesional, ku njohuritë dhe aftësitë e fituara do të marrin formë në projekte dhe sfida të reja.
Universiteti Barleti u uron studentëve suksese për këtë arritje dhe në hapat e tyre të ardhshëm profesionalë!
