Projekti EDU5WB – Fuqizimi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Nivelin 5 në Ballkanin Perëndimor, i bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ Capacity Building in Vocational Education and Training (CBVET), vijon të shënojë progres të rëndësishëm në forcimin e kualifikimeve të Nivelit 5 të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (KEK) në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe Mal të Zi.
Pas lançimit me sukses të projektit dhe takimit inaugurues të zhvilluar në Zagreb, partnerët e projektit kanë përfunduar organizimin e fokus-grupeve kombëtare me ekspertë të arsimit dhe formimit profesional dhe përfaqësues të sektorit të turizmit. Këto diskutime ofruan njohuri të vlefshme mbi nevojat e tregut të punës, boshllëqet në aftësi dhe mundësitë për përmirësimin e sistemeve të arsimit dhe formimit profesional.
Në kuadër të projektit u organizua me sukses edhe një vizitë studimore ndërkombëtare në Bolonjë, Itali, ku partnerët e projektit dhe aktorët kryesorë të interesit u njohën me praktikat më të mira në hartimin, qeverisjen dhe zbatimin e kualifikimeve të Nivelit 5 të KEK në kuadër të sistemit italian të arsimit dhe formimit profesional.
Këto aktivitete përbëjnë etapa të rëndësishme në mbështetje të zhvillimit të kualifikimeve inovative, të orientuara drejt nevojave të tregut të punës, duke promovuar të nxënit gjatë gjithë jetës, rritjen e punësueshmërisë dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe atij dixhital në Ballkanin Perëndimor.
------------------------------
Empowering the Future of VET: EDU5WB Strengthens EQF Level 5 in the Western Balkans
The EDU5WB – Empowering VET Education at Level 5 in the Western Balkans project, co-funded by the Erasmus+ Capacity Building in Vocational Education and Training (CBVET) programme, continues to make significant progress in strengthening EQF Level 5 qualifications across Albania, Bosnia and Herzegovina, and Montenegro.
Following the successful project launch and kick-off meeting in Zagreb, project partners have completed a series of national focus groups involving VET experts and representatives from the tourism sector. These discussions provided valuable insights into labour market needs, skills gaps, and opportunities for enhancing vocational education and training systems.
The project has also successfully organised an international study visit to Bologna, Italy, where project partners and key stakeholders explored best practices in the design, governance, and implementation of EQF Level 5 qualifications within the Italian VET system.
These activities mark important milestones in supporting the development of innovative, labour market-oriented qualifications that foster lifelong learning, enhance employability, and contribute to the green and digital transition across the Western Balkans.
