Me kënaqësi njoftojmë se studentët pjesëmarrës në trajnimin Big Data, të organizuar në kuadër të projektit RES-UNI, kanë tërhequr certifikatat e tyre pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit.
Gjatë këtij programi, studentët patën mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi praktike në fushën e analizës së të dhënave, menaxhimit të volumeve të mëdha të informacionit dhe përdorimit të teknologjive moderne të Big Data. Trajnimi synoi forcimin e kompetencave profesionale dhe përgatitjen e pjesëmarrësve për kërkesat e tregut bashkëkohor të punës dhe sfidat e transformimit dixhital.
Tërheqja e certifikatave përfaqëson një vlerësim të angazhimit, përkushtimit dhe punës së studentëve gjatë gjithë procesit të trajnimit, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
Urime të gjithë studentëve për këtë arritje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm!
