Projekti CBHE: RES-UNI (Research Universities), në kuadër të planit të trajnimeve, organizon një cikël trajnimesh në fushën e Big Data, të dedikuar për stafin akademik. Ky cikël synon përmirësimin e kompetencave profesionale dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në fushat moderne të përpunimit dhe analizës së të dhënave.
Këto trajnime janë vijim i aktiviteteve të suksesshme të zhvilluara më parë në fushën e Transformimit Dixhital, duke kontribuar në thellimin e mëtejshëm të ekspertizës në teknologjitë bashkëkohore.
Programi i trajnimeve përfshin temat kryesore si:
- Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave.
- Big Data dhe teknologjitë cloud.
- Analiza e të dhënave në rrjetet sociale.
- Aplikimi i Machine Learning në mjedise Big Data.
- Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në Big Data.
Ligjëratat do të zhvillohen nga ekspertë të njohur të fushës, ndërsa programi është konceptuar për të ofruar një qasje të integruar dhe bashkëkohore, duke ndërthurur aspektet teorike me ato praktike të punës me Big Data.
