Zyra e Alumni-t në Universitetin Barleti organizoi aktivitetin “Alumni Reunion – Winter Edition”, një takim festiv që mblodhi ish-studentët dhe stafin akademik. Ky event, i kthyer tashmë në një traditë, shërbeu si një urë lidhëse mes brezave të ndryshëm që kanë kontribuar në historinë e universitetit.
Gjatë mbrëmjes, pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre profesionale dhe kujtimet nga vitet e studimit. Takimi kulmoi me një dolli festive, si simbol i mirënjohjes dhe forcimit të lidhjeve brenda komunitetit Barleti.
Ky aktivitet rikonfirmoi se universiteti mbetet një pikëtakim i rëndësishëm për të gjithë ata që hodhën themelet e karrierës së tyre në këta auditorë.
