Je 18–45 vjeç dhe jeton në Vorë?
Nuk je aktualisht në punë? Ky është momenti yt!
Bashkohu me programin “PATH – Aftësi gjithëpërfshirëse për turizmin dhe mikpritjen”, që zbatohet nga Barleti Group me mbështetjen e UNDP Albania dhe Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për fuqizimin dhe mbrojtjen gjatë gjithë jetës në Shqipëri.
Programi ofron trajnime falas, praktikë pune dhe mbështetje financiare përmes skemës së voucher-ave për të rinjtë dhe personat në nevojë.
Kurset profesionale që ofrohen:
Guida Turistike (kërkohet arsimi i mesëm, mbi 18 vjeç)
Shërbime Mikpritjeje dhe Hotelerie
Shërbime Bar dhe Restorant
Recepsionist
Çfarë përfiton?
Trajnim profesional falas dhe certifikatë zyrtare e njohur nga institucionet publike
Mbështetje financiare 12,000 lekë/person për të mbuluar shpenzimet gjatë trajnimit
Praktikë pune në biznese të sektorit të turizmit e mikpritjes
Mundësi për punësim të menjëhershëm pas përfundimit të kursit
Seanca mentorimi dhe zhvillimi të karrierës
Regjistrimet janë të hapura dhe mund të regjistroheni në linkun e mëposhtëm ose në ambientet e Zyrës së Punës dhe Bashkisë Vorë.
Linku i regjistrimit: Formular Regjistrimi për Kurs Profesional – Projekti PATH_Barleti Group
Fillimi i kurseve: Nëntor 2025
Vendi: Vorë – në ambientet e Qendrës Multifunksionale
Për më shumë informacion dhe regjistrime:
+355 69 39 24 136
[email protected]
Zyra e Punës dhe Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Vorë.