
Universiteti Barleti fton të gjithë maturantët të përzgjedhin këtë institucion të arsimit të lartë si zgjedhjen e tyre të parë në Formularin A2 të Maturës Shtetërore, në periudhën 29 Korrik – 3 Gusht 2025.
Përzgjedhja e Barletit do të thotë të zgjedhësh një universitet me 20 vite përvojë, me një qasje bashkëkohore ndaj mësimdhënies, me programe studimi të ndërthurura me praktika profesionale dhe me një ambient që nxit zhvillimin personal dhe sipërmarrjen.
Barleti është një universitet aplikativ, i orientuar drejt tregut të punës, dhe mbështet studentët në ndërtimin e një karriere të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.
Zgjidh Universitetin Barleti - Universitet Aplikativ dhe Sipërmarrës
Afati: 29.07.2025 – 03.08.2025
