Universiteti Barleti diplomon më datë 1.07.2025 brezin e parë të studentëve të Programit të Integruar të ciklit të dytë "Master i Shkencave në Drejtësi".
Pas pesë viteve akademike të mbushura me përkushtim, sfida dhe rritje profesionale, studentët kanë arritur me sukses në momentin e shumëpritur të diplomimit.
Ky program i integruar ka synuar që në themel të përgatisë juristë të rinj me njohuri të thelluara akademike dhe aftësi praktike, të përshtatura me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet bashkëkohore në sistemin e drejtësisë.
Studentët e Drejtësisë kanë përmbyllur një etapë sfiduese dhe janë tashmë të përgatitur për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën juridike, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat e më tej.
Urime të gjithë të diplomuarve për këtë arritje të merituar!