Projekti Erasmus+ mundësoi ardhjen në Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional të Universitetit “Barleti” të Profesor José Saragoça, nga Departamenti i Pedagogjisë dhe Edukimit në Universitetin “De Évora”, Portugali.
Më datë 17 qershor 2025, Prof. José Saragoça zhvilloi takime me pedagogë dhe studentë, me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sporteve, Prof. Artan Shytaj, me përgjegjësen e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, Dr. Jorida Rustemi, si dhe me përgjegjësin e Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional, Prof. Assoc. Dr. Robert Gjedia.
Gjatë takimeve u diskutua mbi programet e studimit që ofrohen nga të dy departamentet, si dhe mbi mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, në veçanti për zhvillimin e leksioneve të përbashkëta nga stafet akademike. U trajtuan gjithashtu mundësitë për bashkëpunim në fushën e kërkimit shkencor, me fokus të veçantë në tematika si trajtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara, vetëvlerësimi i shkollës, teoritë dhe modelet bashkëkohore të kurrikulës, si dhe modulet në fushën e psikologjisë dhe sociologjisë së edukimit.
Ky bashkëpunim sapo ka nisur, dhe priten projekte të reja të përbashkëta në fushën e edukimit midis dy departamenteve.