Universiteti Barleti shpallet fitues i thirrjes së AKKSHI në fushën e Sistemeve dhe Teknologjive të Informacionit
Universiteti Barleti ka fituar një projekt të rëndësishëm në kuadër të thirrjes së AKKSHI, duke u fokusuar në përdorimin inovativ të teknologjive të informacionit për krijimin e prototipeve digjital metabolikë në arkitekturë. Projekti synon të integrojë materiale të ricikluara, modelim algoritmik dhe parime të dizajnit të qëndrueshëm në funksion të zhvillimit të qyteteve me identitet të fortë kulturor.
Kjo iniciativë ndërthur teknologjinë, mjedisin dhe kulturën urbane për të ndërtuar një qasje të re ndaj planifikimit dhe dizajnit arkitektonik, duke promovuar inovacionin dhe qëndrueshmërinë në hapësirat urbane.
Iniciativa të Universitetit Barleti që lidhen me këtë projekt përfshijnë:
Maker Space Lab – Një hapësirë laboratorike për prototipizimin digjital të modeleve arkitektonike, me fokus te teknologjitë e qëndrueshme dhe riciklimi i materialeve.
Creathon – Një maratonë krijuese që nxit bashkëpunimin ndërdisiplinor në fushën e dizajnit dhe teknologjisë për zhvillimin e zgjidhjeve inovative në arkitekturë dhe qytet.
Smart City Challenge – Një platformë bashkëpunuese ku komuniteti propozon ide për qytete të zgjuara dhe të qëndrueshme, të cilat më pas zhvillohen nëpërmjet ndërthurjes së teknologjisë dhe planifikimit urban.