Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Librit, Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit në Universitetin “Barleti” organizoi më 25 prill promovimin e librit “Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese” të autorit dhe diplomatit të njohur kosovar, z. Imer Lladrovci.
Ngjarja u zhvillua në ambientet e universitetit dhe mblodhi së bashku diplomatë karriere nga Shqipëria dhe Kosova, gazetarë, analistë të politikës dhe përfaqësues të botës akademike. Moderimin e aktivitetit e realizoi me profesionalizëm Dr. Blerina Banushi, ndërsa përshëndetjen në emër të departamentit e mbajti Dr. Erion Kristo.
Libri u prezantua nga recensuesi, Prof. Arben Fetoshi, i cili vlerësoi thellësisht kontributin e z. Lladrovci në trajtimin realist dhe me vizion të sfidave shtetformuese dhe të zhvillimit demokratik të Kosovës.
Promovimi u pasqyrua gjerësisht nga mediat kosovare, të cilat evidentuan gjithashtu rolin aktiv të Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit në organizimin, moderimin dhe mbështetjen e këtij eventi të rëndësishëm kulturo-politik.