Më 29 mars, në ambientet e Universitetit Barleti, u zhvillua "Hackathon & Inovacion në Ditën e Shkencave Kompjuterike – Talenti i të Rinjve në Qendër të Vëmendjes" – një aktivitet që bashkoi arsimin dhe inovacionin në dy drejtime kryesore:
HACKATHON – Një garë sfiduese që vuri në pah aftësitë për kërkim, kreativitet dhe ide inovative, ku pjesëmarrësit prezantuan projekte nga fusha të ndryshme si: Inteligjenca Artificiale, Siguria Kibernetike dhe Privatësia e të Dhënave, Kodimi dhe Programimi, Blockchain dhe Teknologjitë e së Ardhmes, Robotika dhe Automatizimi, Interneti dhe Pajisjet e Sistemeve Digjitale Inteligjente.
PREZANTIMI I UNIVERSITETIT – Një mundësi e veçantë për maturantët e interesuar për t’u njohur më nga afër me programet e studimit të Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike, si edhe me mundësitë që ofron Universiteti Barleti për zhvillim akademik dhe profesional.
Ky aktivitet u kthye në një hapësirë të vlefshme për të nxitur talentin dhe frymën krijuese tek të rinjtë, duke shërbyer njëkohësisht si një prezantim i drejtpërdrejtë i mundësive që ofron Universiteti Barleti për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.