
Në kuadër të praktikës profesionale, studentët e vitit të tretë Bachelor në Psikologji, së bashku me pedagogen Msc. Ardiola Bodinaku, zhvilluan një vizitë studimore në studion psiko-ligjore “Family”, ku u njohën më nga afër me rolin e psikologut ligjor në çështjet familjare.
Kjo eksperiencë u ofroi studentëve një perspektivë më të qartë mbi mënyrën se si njohuritë teorike të përfituara gjatë studimeve mund të aplikohen në kontekste reale profesionale. Përmes diskutimeve dhe vëzhgimeve të drejtpërdrejta, ata patën mundësinë të kuptojnë rëndësinë dhe ndërlikimet që shoqërojnë ndërveprimin midis psikologjisë dhe sistemit ligjor në trajtimin e çështjeve që prekin individin dhe familjen.
Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt formimit të tyre profesional dhe zgjerimit të horizonteve mbi fushat e shumta ku mund të angazhohet një psikolog pas diplomimit.
