
Në ambientet e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin “Barleti”, u zhvillua sot trajnimi vjetor i ofruar nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ky trajnim kishte për qëllim përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë në Klinikën Ligjore “Barleti” mbi çështjet që lidhen me ndihmën juridike parësore.
Juristët e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas informuan studentët pjesëmarrës mbi:
Ndihmën juridike parësore dhe dytësore, si dhe ofruesit e këtyre shërbimeve;
Rolin e klinikave ligjore në ofrimin e ndihmës juridike;
Raste praktike që ilustrojnë mënyrën e ofrimit të ndihmës juridike parësore.
Studentët e vitit të fundit të programit të Drejtësisë, të cilët morën pjesë në trajnim, do të kenë mundësinë të angazhohen në praktikën tremujore (Prill – Qershor 2025) pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe ofruesve të shërbimit. Në përfundim të praktikës, studentët do të pajisen me një certifikatë të lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i DNJF dhe Ministri i Drejtësisë.
