Në një udhëtim mes antikitetit dhe modernes, ekspozita Ring-A-Ring O’Roses sjell një ndërthurje unike vizatimesh nga studentët e vitit të parë të Arkitekturës dhe Dizajnit të Brendshëm dhe Produktit, së bashku me studentët e Arkitekturës 3, nën kurimin e Prof. Iris Nela.
Hapësira e përbashkët e Tarandës është shndërruar në një skenë reflektimi mbi atë çka ruhet dhe çka transformohet në arkitekturë, brenda eventit tashmë të njohur Pranvera në Barlet.
Nën kurimin e Klubit të Arkitektit, kjo ekspozitë shërben si një ftesë për të eksploruar evolucionin arkitektonikpërmes vizatimeve që pasqyrojnë trashëgiminë dhe ndryshimin.
Një ushtrim vizual që ngre pyetje mbi thelbin e formës dhe vazhdimësinë, duke e kthyer ekspozitën në një platformë debati mbi perceptimin dhe interpretimin e hapësirës.