
Me ftesë të CFO Pharma, studentët e programit Farmaci të Universitetit Barleti, nën drejtimin e Msc. Lorena Mato, morën pjesë më 13 Mars në workshopin me temë: New Pharmacist in Town.
CFO Pharma është një kompani farmaceutike shqiptare e themeluar në vitin 2002, me fokus në regjistrimin, importimin, shpërndarjen, shitjen, marketingun, promovimin dhe eksportimin e produkteve farmaceutike, pajisjeve mjekësore dhe shtesave ushqimore. Kompania bashkëpunon me mbi 50 kompani farmaceutike nga BE, SHBA dhe Australia, duke sjellë në treg produkte që përputhen me të gjitha rregulloret dhe standardet ndërkombëtare.
Qëllimi i këtij workshopi ishte formimi profesional i studentëve të farmacisë, duke u mundësuar atyre të lidhin njohuritë teorike me praktikat e industrisë farmaceutike. Gjatë aktivitetit, studentët morën një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi proceset e menaxhimit të barnave, kontrollin e cilësisë dhe logjistikën e shpërndarjes. Ata u njohën gjithashtu me ofertat dhe mundësitë e punësimit të ofruara nga kjo kompani.
Aktivitete të tilla janë thelbësore për përgatitjen e studentëve të farmacisë, duke u ofruar atyre një kuptim më të thellëtë funksionimit të industrisë farmaceutike dhe aplikimin praktik të njohurive të tyre akademike.
