
Me rastin e Ditës së Verës, Qeveria Studentore UniBa organizoi një festë plot gjallëri, ku studentët nga të gjitha programet u bashkuan në aktivitete argëtuese, si karaoke dhe muzikë live.
Studentët e Klubeve Studentore prezantuan krijimet e tyre artistike duke ekspozuar punime të realizuara me kreativitet dhe pasion. Në veçanti, spikati ekspozita e organizuar nga studentët e programeve të dizajnit, arkitekturës dhe arteve, që sollën atmosferë pranverore dhe shumë ngjyra në mjediset e universitetit, nën tingujt e këngëve të preferuara.
Ndërkohë, shpërndarja e veroreve dhe e ballokumeve të Elbasanit ruajti gjallë traditën e kësaj feste të dashur për të gjithë.
Në UniBa, jeta studentore është më shumë se thjesht studim – është një kombinim mes dijes, traditës, kulturës dhe argëtimit!
