
Studentët e klubit studentor me drejtim "Drejtësi dhe Mirëqeverisje" morën pjesë në një aktivitet të veçantë, i cili u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës. Ky aktivitet ishte pjesë e festimeve për Ditën e Ukrainës.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndiqnin dokumentarin informues "When Spring Came to Bucha", i cili trajton situatën aktuale në Ukrainë. Ky dokumentar u ofroi studentëve një përvojë të thellë dhe emocionale, duke i sjellë më pranë historitë e qytetarëve ukrainas. Nëpërmjet këtyre rrëfimeve, ata mësuan më shumë rreth pasojave të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ndikimit të saj në jetën e përditshme të qytetarëve.
