
Në ambientet e Universitetit “Barleti” nuk mungojnë aktivitetet argëtuese për studentët!
Ky event i veçantë kombinoi karaoke me tingujt e bandës muzikore të Barletit dhe Red Bull Ibiza Royale, një garë spektakolare për një eksperiencë të paharrueshme në Ibiza!
Ekipet fituese, të përbëra nga dy persona, do të përballen me sfida argëtuese dhe dinamike që do të testojnë shpejtësinë, forcën, balancën dhe reflekset, duke garuar për të arritur në finale.
Ky aktivitet është mundësia perfekte për një mbyllje të këndshme të semestrit, ndërsa ju urojmë suksese në provime!
Muzikë, argëtim dhe miqësi të reja – gjithçka që e bën jetën studentore më të bukur!
UniBA – aty ku studenti është gjithmonë në qendër!
