Në kuadër të planit të veprimtarive vjetore të Departamentit të Drejtësisë, studentët e Klubit Studentor të Drejtësisë dhe Mirëqeverisjes morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me temë “Parlamentarizmi, Republika, Demokracia”. Aktiviteti u zhvillua më datë 21.01.2025, ora 10:00, me rastin e 105-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar.
Studentët ndoqën zhvillimin e aktivitetit, i cili u hap me fjalën përshëndetëse të mbajtur nga Kryetarja e Kuvendit, Sh.S.Znj. Elisa Spiropali. Më pas, aktiviteti vijoi me referate dhe kumtesa shkencore të mbajtura nga akademikë dhe profesorë të njohur, duke përfshirë tema si:
“Jeta e trazuar e parlamentarizmit 1920-1924 – dëshmi gjallërie e mendimit politik apo përplasje interesash personale.”
“Fillesat e parlamentarizmit shqiptar dhe parlamenti pa parti politike 1925-1939.”
“Parlamentarizmi pa demokraci: një analizë e trashëgimisë liberale në vitet 1946-1990.”
Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët e Universitetit Barleti që të thellonin njohuritë e tyre mbi historinë e parlamentarizmit në Shqipëri.