Klubi Studentor në drejtimet Menaxhim, Biznes, Financë dhe Marketing organizoi workshopin me temë "Sipërmarrja dhe Inovacioni", me të ftuar Jonel Kristo.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, workshop-i solli një përvojë të paharrueshme për studentët. Jonel Kristo, i ftuari i veçantë, ndau njohuritë dhe përvojën e tij të pasur, duke i frymëzuar pjesëmarrësit mbi mundësitë dhe sfidat në botën e sipërmarrjes dhe inovacionit.
Studentët patën mundësinë të angazhoheshin në diskutime frymëzuese, të shkëmbenin ide dhe të eksploronin aspekte të ndryshme të sipërmarrjes, nga krijimi i mundësive deri te përballimi i sfidave të industrisë. Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar dhe për të zhvilluar ide që mund të ndihmojnë në karrierën e tyre të ardhshme.
Workshop-i ishte një eksperiencë frymëzuese dhe një hap i rëndësishëm drejt njohurive dhe sfidave të reja.