Studentët e Universitetit Barleti patën mundësinë të marrin pjesë në një aktivitet të veçantë me Kreston Albania, një kompani e mirënjohur në fushën e auditimit dhe konsulencës.
Gjatë këtij eventi, ata u njohën me mundësitë profesionale që ofron kompania, përfshirë praktika profesionale, trajnime dhe zhvillim të mëtejshëm në karrierë.
Ky bashkëpunim synon të inkurajojë studentët të eksplorojnë sfidat dhe mundësitë që ofron tregu i punës në fushën e financës dhe kontabilitetit.