Studentët e Universitetit "Barleti" morën pjesë në forumin "Unë dhe Identiteti im Online", një aktivitet i organizuar nga Tirana Students Forum, ku u diskutua ndikimi i botës online në formimin e identitetit personal. Tema kryesore e forumit ishte krijimi i një identiteti të dyfishtë: ai në jetën reale dhe ai në hapësirën online.
Në diskutim u trajtua se si mediat sociale shpesh shkaktojnë një krizë identiteti, duke bërë të vështirë dallimin mes asaj që jemi në të vërtetë dhe asaj që mendojmë se duhet të jemi, bazuar në standardet dhe presionet online. Përmes debatit dhe shkëmbimit të ideve, forumi shqyrtoi këto ndikime të thella dhe ofroi strategji konkrete për të ndihmuar individët të rifitojnë një ndjenjë autentike të vetvetes.
Ky forum ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët që të reflektojnë mbi identitetin e tyre në epokën digjitale dhe të mësojnë mënyra për të balancuar ndërveprimin midis botës reale dhe asaj online.