Universiteti “Barleti” shpall hapjen e aplikimeve për programin e doktoratës në Shkenca Ekonomike dhe Juridike për vitin akademik 2024-2025. Aplikimet janë të hapura deri më 17 Janar 2025.
Fushat dhe Nënfushat e Studimit:
Shkenca Ekonomike
• Kontabilitet
• Taksim
• Menaxhim, Sipërmarrje dhe Inovacion
• Marketing dhe Sjellje Konsumatore
Shkenca Juridike
• Studime Kushtetuese
• E Drejtë Ndërkombëtare Publike
• E Drejtë Evropiane
• E Drejta Tregtare në Bashkimin Evropian
• E Drejtë Penale dhe Procedurë Penale
• Krimi Ekonomiko-Financiar
Kuotat për Aplikim:
• Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës: 7 kuota
• Departamenti i Drejtësisë: 6 kuota
Dokumentacioni i Kërkuar:
• Kërkesa e studentit për aplikim dhe nënfusha e kërkimit
• Curriculum Vitae
• Fotokopje e noterizuar e diplomave dhe suplementet përkatëse
• Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (nivel B2)
• Dy rekomandime nga persona me tituj akademikë
• Projekt-propozimi i kërkimit shkencor
• Dëshmi e pagesës së tarifës së regjistrimit
Koha dhe Vendi i Dorëzimit të Dokumentacionit:
Dokumentet dorëzohen pranë zyrës së koordinatorit përgjegjës për doktoraturat, Dr. Beskida Dorda, në katin e parë, çdo ditë pune, ora 8:00-16:00.
Për më shumë informacion mbi kriteret e pranimit dhe strukturën e programit:
Programi i Doktoraturë në Shkenca Ekonomike dhe Juridike
Thirrje për aplikim në Programin e Doktoraturës në Shkenca Ekonomike dhe Juridike