Klubi Studentor me drejtim Arkitekturë, Dizajn dhe Arte të Aplikuara, në bashkëpunim me kursin e Historisë së Artit, organizoi një vizitë studimore në Parkun Arkeologjik të Apollonisë. Vizita u drejtua nga PhD. Joan Ikonomi, MSc. Iris Nela dhe MSc. Hekuran Bendaj.
Në terren, studentët u njohën me shtresëzimin e historisë dhe rëndësinë e ruajtjes arkeologjike të zonës si një monument i trashëgimisë kulturore, duke e bërë atë një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore të qarkut të Fierit dhe më gjerë.
Kjo vizitë thekson edhe një herë se rëndësia e klubit është ngushtësisht e lidhur me procesin akademik, duke mundësuar lëvizje të tilla që ndihmojnë në përvetësimin e informacionit të kurrikulës, por gjithashtu në zgjerimin e njohurive të reja.