Në kuadër të aktiviteteve të Zyrës së Karrierës, sot u zhvillua një KËSHILLIM KARRIERE me temë: "Work Skills" që u nevojiten punonjësve të rinj në tregun e punës - "Understanding your skills and strengths".
Studentëve të rinj iu mundësua një Sesion/Leksion informimi, ku ata mësuan si të identifikojnë interesat që kanë për karrierën e tyre dhe të eksplorojnë aftësitë që kërkohen nga tregu i punës. Ky event i këshillimit të karrierës u fokusua në ndihmën për studentët që të identifikojnë aftësitë dhe qëllimet e tyre kur ata të jenë gati për t'u bashkuar me tregun e punës.
Sot, studentët u bënë pjesë e një sesioni unik, ku nën shpjegimin e Dr. Rezart Prifti, ata mësuan dy nga pikat kryesore të rrugëtimit përgatitor drejt një karriere të suksesshme:
Aftësitë që kërkohen nga tregu i punës
Si të identifikosh pikat e tua të forta dhe interesat profesionale