Në datat 15-17 Nëntor 2024, Fakulteti i Shkencave Mjekësore mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 7, i përfaqësuar nga pedagogët Prof. Dr. Evda Veveçka, MSc. Jola Xharo dhe MSc. Jonida Basha, pjesë e këtij fakulteti në Universitetin Barleti.
Universiteti Barleti u prezantua me temën "Vlerësimi i MMSE në moshën geriatrike në Shqipëri," një punim i zhvilluar në kuadër të projektit të financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Përmes këtij prezantimi, u theksua edhe një herë rëndësia e një vlerësimi të standardizuar, bazuar në shkallë vlerësimi, për gjendjen e individëve të moshës së tretë në Shqipëri. Gjithashtu, u evidentua rëndësia e promovimit të një moshimi të shëndetshëm të individëve geriatrikë dhe përfitimet që shoqëria mund të ketë nga një cilësi më e mirë e jetës në këtë grupmoshë.
Në këtë kongres morën pjesë përfaqësues dhe profesionistë të shkencave mjekësore, vendas dhe të huaj.