Studentët e Departamentit të Drejtësisë dhe klubi studentor me drejtim drejtësi dhe mirëqeverisje të Universitetit Barleti morën pjesë në konferencën me temë "Forcimi i rolit të parlamentit në vendimarrjen e bazuar në të dhëna" të organizuar nga Instituti Parlamnetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Në konferencë u diskutua roli i kërkimit parlamentar në procesin legjislativ, për një vendimarrje të mirëinformuar e të bazuar në fakte dhe evidenca, si dhe në ushtrimin e funksioneve kushtetuese të Kuvendit.
Gjatë konferencës studentët u njohen me prezantimet dhe artikujt shkencore që kishin fokus transparencën, llogaridhënien dhe demokratizimin e mëtejshëm të parlamenteve. Student tanë paten mundësinë të shohin nga afër, degjonin dhe diskutonin për rolin e inteligjencës artificiale në procedurat parlamentare dhe procesin legjislativ.
Në këtë konference moren pjesë perfaqësues nga parlamentet e Cekisë, Greqisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë.